Hasan Preteni është drejtori i parë i Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës. Ai ka drejtuar këtë institucion të pavarur për dy mandate (gjithsej 10 vjet).
Tashmë kur është në fund të mandatit të tij në këtë Institucion ( është zgjedhur Isak Havolli), Hasan Preteni ka folur për “Botapress”, për ditët e para të punës në krye të Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës, për sfidat e dhjetëvjeçarit të tij të përballjes me zyrtarët e shtetit, për parandalimin e korrupsionit dhe për ndikimin e politikës, për raportet me gjyqësorin dhe për shumë çështje të tjera.
Z. Preteni, ju e keni “themeluar” Agjencinë Kundërkorrupsionit. Si i kujtoni ditët e para të punës dhe tash kur jeni në ditët e fundit të mandatit tuaj?
H.Preteni: Me 17.07.2006, me vendimin e Kuvendit u emërova Drejtor i Agjencisë kundër Korrupsionit, i mora 57 vota në krahasim me kundërkandidatin i cili i mori 21 ( 73% e deputeteve votuan pro). Ishte një fillim i mirë dhe një ndjenje e mirë, pa asnjë lobim, pa asnjë përpjekje që të takoj ndonjë nga deputetët, thjesht përgatitja ime e mirë, prezantimi para komisionit për intervistim dhe biografia ime ishin bazë e fuqishme qe deputetët votuan pro. Isha i lumtur edhe për atë se nuk u identifikova me asnjë Parti Politike, e mora shumicën e votave edhe nga pozita edhe nga opozita. Ligjërisht me zgjedhjen e Drejtorit konsiderohej se filloi punën Agjencia kundër Korrupsionit, pa buxhet, pa staf, pa zyra dhe pa asnjë bazë që mund të filloi punën. Te gjitha këto u evituan dhe Agjencia me 12.Shkurt te vitit 2007 e shpalli funksionalitetin e saj, u punësuan 16 zyrtarë, dolëm në objekt të veçantë dhe po këtë ditë ushtruam edhe Kallëzimin e parë Penal. Nga ajo ditë deri me sot, Agjencia ka kaluar nepër shumë sfida. Tani AKK-ja lirisht mund të themi se është „Institucion Model”. Ja arsyet:
-e konsoliduar dhe e pa ndikuar,
-jo politike, asnjë nga zyrtarët e Agjencisë nuk ka qenë pjesë e strukturave Politike të vendit,
-në Agjenci nuk ka familjarizem, unë nuk kamë familjarë dhe asnjë nga zyrtarët nuk është në lidhje familjare me të punësuarit tjerë,
-te gjithë te punësuarit janë me përgatitje profesionale universitare,
-nuk kemi të punësuar staf teknik ( vozitësa, truproje…)
-asnjë nga te punësuarit në AKK nuk është në lidhje familjare me zyrtarë të lartë të institucioneve qendrore, lokale, gjyqesore apo institucioneve të pavarura,
-Nuk është evidentuar asnjë skandal, nuk ka keqpërdorime të detyrës zyrtare, jemi audituar për çdo vit dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje materiale,
-rezultatet e punës janë në maximumin e kompetencave ligjore,
-kemi ushtruar më shumë se 700 kallëzime penale kundër më shumë se 1500 zyrtareve,
-i kemi menaxhuar dhe kontrolluar më shumë se 25000 formularë të deklarimit të pasurisë,
-përqindja e deklarimit të pasurisë është me e mira në regjion dhe me gjerë,rreth 99% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë,
I kemi trajtuar 1100 raste të konfliktit të interesit
A keni ndonjë evidencë se sa zyrtarë të shtetit janë “akuzuar” nga Ju, përkatësisht Agjencioni të dyshuar për veprimtari korruptive apo për fshehje të pasurisë së tyre?
H.Preteni: Gjatë mandatit tim i kemi trajtuar më shumë se 1100 raste të konfliktit të interesit. Në fushën e prokurimit publik i kemi stopuar shumë aktivitete tenderuese, vlera e tyre është rreth 98 milion, kemi realizuar shumë fushata senzibilizuese, i kemi vizituar disa herë të gjitha komunat dhe shumë institucione qendrore dhe te pavarura, kemi marrë pjesë në të gjitha tryezat e ftuara nga shoqëria civile dhe organizata tjera,
Sa keni ndikuar që të parandaloni dukuritë korruptive në Institucione dhe vlerësuar në shifra, sa mund të jetë kjo shifër e përafërt që nuk keni lejuar të përfundojë në xhepat e zyrtarëve të lartë të shtetit
H.Preteni: Gjate gjithë mandatit tim, te gjitha rastet i kam trajtuar njësoj. Ka pasur shumë sfida sidomos në disa raste kur kemi trajtuar raste kundër personave qe i kam njohur qe nga fëmijëria. Nga fillimi e kam bindur veten dhe janë bindur edhe të tjerët se punën qe e bej, nuk e bëj për interesa personale por për interesin e përgjithshëm, thjeshtë e bëj dhe e kam për detyre të kryej punën time e jo për të ju hakmarrë dikujt ose për të ju shërbyer dikujt. Nuk mund të gjendët asnjë rast për te cilin zyrtaret e mi kanë siguruar prova e që unë nuk e kam proceduar më tutje ndonjë rast për shkak të ndërhyrjeve politike, kjo moto më ka udhëhequr gjatë gjithë kohës.
Nuk kam pi kafe me asnjë zyrtarë zyrtar të lartë shtetëror
A vlerësoni se në punën tuaj ka pasur ndërhyrje politike, qoftë te ju gjatë procesit të hetimeve apo edhe në instancat e drejtësisë në Kosovë?
H.Preteni: Në asnjë rast nuk ka pasur ndërhyrje politike në punën tonë, është e vërtetë se brenda 10 viteve kanë qenë disa tentativa ( 2-3) por këto pengesa i kemi eliminuar duke i publikuar rastet.
Në sjelljet e mia kam qenë shumë i kujdesshëm, në asnjë rast nuk jam shoqëruar as për një kafe me asnjë zyrtare jashtë zyrave të institucioneve. Kur nuk krijon raporte „private”me zyrtarët nuk ke probleme në punë,
Keni shprehur akuza ndaj gjyqësorit. A vlerësoni se neglishenca e tyre ka penguar punën tuaj?
H.Preteni: Gjyqesori ka mundur dhe është dashur që të jetë më aktiv. Në fillim kishim probleme me moskomunikim, nuk i kishim informatat kthyese nga prokuroritë mirëpo kjo me kalimin e kohës u evitua, për efikasitetin e tyre mbetet shumë për të dëshiruar edhe pse kohëve të fundit ka progres të dukshëm,
Duke qenë në krye të Agjencionit Kundërkorrupsion i keni përkeqësuar raportet me zyrtarët e shtetit. A mendoni të jeni pjesë e ndonjë institucioni meqë përfundon mandati dhe kontrta juaj e punës.
H.Preteni: Është e vërtetë se shumë zyrtarë janë pozicionuar negativisht ndaj meje. Por unë do vazhdoj jetën time të dinjitetshme, nuk do te kërkoi lëmoshë nga askush. Përvojën e fituar do të shfrytëzoj për tu angazhuar ne disa projekte qe nuk korrespondojnë me „sektorin publik”
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...