Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka miratuar rregulloren për shpërndarjen e ofertuesve të shërbimeve mediave audio dhe audio-vizuale, e cila ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për shpërndarjen e ofrueseve të shërbimeve mediave nga ana e operatorëve, të cilët pavarësisht teknologjisë së përdorur, shpërndajnë përmbajtje audio dhe audio-vizuale.
Kjo rregullore ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit më datën 21qershor të këtij viti dhe shfuqizon rregulloren e vitit 2007 për distribuim kabllor të programeve radio-televizive në Kosovë.
Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci në prezantimin e kësaj rregullore tha se kjo rregullore i plotëson të gjitha kërkesat dhe standardet e interesit publik.
“Kjo rregullore kohë më parë apo muaj më parë ka dal në diskutim publik ose dëgjim publik si rezultat i obligimeve tona ligjore që këtë rregullore ta qesin në publik, duke marrë parasysh të gjitha vërejtjet një nga një dhe duke i analizuar që rregullorja dhe teksti i cili është aprovuar në komisionin e pavarur për media në maksimum i plotëson kërkesat dhe standardet e interesit publik”, tha Merovci.
Merovci gjithashtu tha se kjo rregullore i fut nën pullaz dhe i disiplinon operatorët, duke krijuar mbi ta një vlerë që quhet rregullshmëri.
Ai shtoi se renditja e kanaleve do të jetë një renditje transparente, bazuar në kritere të parapare. Njëra nder rregullat që u miratuan ishte edhe ajo e komunikimit komercial, e cila sipas tij, prek interesat biznesore të televizioneve.
KPM-ja ka ftuar të gjitha operatorët aktiv të shpërndarjes, që ofrojnë shërbime të përmbajtjeve programore audio dhe audio-vizuale, përmes platformaveIPTV, OTT apo mjeteve të tjera të komunikimeve elektronike, që të aplikojnë për licencë të KPM-së, brenda afatit 60 ditësh, në mënyrë që të operojn ë ligjshëm. Në të kundërtënKPM-ja, do të ndërmarr masa ligjore duke iu konfiskuar aparati përkatës për transmetim.
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime