
Group of active running kids with boy holding big white airplane toy in the field during summer sunny day
Fëmijët duhet të përqendrohen më shumë në aktivitete fizike sidomos lojëra në natyrë dhe në këtë mënyrë do të kenë mundësi të përmirësojnë suksese mësimore dhe të reduktojnë nivelin e trashjes në një moshë të re, thotë një studimi i ri, transmeton Arbresh.info.
Gjetjet treguan se nivelet e fizike të aktivitetit të fëmijëve po vazhdojnë të bien edhe më pak se nivelet e rekomanduara të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e tyre si dhe arritjet akademike.
Ata kanë shpenzuar më shumë kohë pranë ekraneve sesa që është e paraparë rreth dy orë në ditë gjë kjo e cila ka nevojë të zvogëlohet thotë studimi.
“Sasia e kohës që fëmijët shpenzojnë përball ekraneve ka pasur ndikim në mirëqenien e tyre për shumë vite. Popullariteti i lojrave kompjuterike dhe shfaqja e internetit, telefonat e mençur dhe mediat sociale kanë kontribuar më tej për këtë problem”, ka thënë autori kryesor John Reilly profesor në Universitetin e Strathclyde në Skoci.
Duhet bërë disa strategjitë për të promovuar aktivitetin fizik dhe për të zvogëluar kohën e ekranit në mënyrë që fëmijët të dalin në mënyrë aktive për të luajtur jashtë gjë këtë të cilën mund ta bëjnë 365 ditë në vit, sugjerojnë hulumtuesit.
Duke luajtur fëmijët mund të kenë përfitime pasi që ata mund të zhvillohen emocionalisht, përmirësojnë aktivitetin fizik si dhe arritjen mësimore e poashtu reduktojnë trashjen./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim