Kryeministri Isa Mustafa foli edhe për rëndësinë që ka për Kosovën ky vit, duke iu referuar faktit se është viti i shenjtërimit të Nënës Terezë, simbolit global të humanizmit dhe dashurisë ndërnjerëzore.
“Kosova dhe shqiptarët kanë një arsye më shumë që të ndjehen krenar në këtë vit me shumë suksese. Shenjtërimi i Nënës Terezë është një përjetim i veçantë për qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi”, tha kryeministri Mustafa.
Në këtë kontekst, kryeministri Isa Mustafa, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do të financojë koncertin i cili do të mbahet në Vatikan, më vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, shprehu mirënjohje të posaçme për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Isa Mustafa për shpalljen kohë më parë të vitit 2016, Vit të Nënës Terezë, dhe për mbështetjen e koncertit për nder të shenjtërimit të saj.
Ipeshkvi Gjergji, po ashtu, tha se shenjtërimi i Nënës Terezë është një ngjarje e rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe tërë shqiptarët.
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson