Vdekja tragjike e Florentës dhe Florentit na ka goditur të gjithëve. Nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojnë familjen e tyre, ka shkruar kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Ai thotë se e mbështetë aktin moral dhe vetëdijesues të dorëheqjes së Xhelal Sveçlës,
“E mbështesë plotësisht aktin moral dhe vetëdijësues të Xhelal Sveçlës. Dorëheqja e tij nuk flet për të personalisht, por për katandisjen që i ka ndodhur dhe po ndodh shtetit e institucioneve tona. Aq e thellë e e gjerë është bërë ajo sa që përpjekja titanike për ta luftuar atë nganjëherë nuk është e mjaftueshme.
Ne nuk dorëzohemi. Bashkë me Xhelalin dhe me aktivistët tjerë të Lëvizjes do ta luftojmë kudo e kurdo krimin, uzurpimin, degradimin që na e kanë zaptuar hapësirën e po na shkatërrojnë të tashmen e të ardhmen. Krimi nuk do të fitojë”, ka shkruar ai.
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson