Sëmundja Gungore e Lëkurës e cila së fundi është shfaqur tek kafshët gjedhi në vendet e Evropës, po dyshohet se ka arritur edhe në Kosovë.
Indeksonline merr vesh se rasti i parë i kësaj sëmundje është lajmëruar në Komunën e Kamenicës.
“Në Kamenicë dyshohet që është lajmëruar rasti i parë i sëmundjes Gungore të Lëkurës, që është shfaqur edhe në vendet e Evropës”, ka thënë ky burim.
Një javë më parë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me anë të një komunikate ka njoftuar të gjithë fermerët blegtoral të Kosovës për paraqitjen e kësaj sëmundje, raporton Indeksonline.
Sipas AUV-së, Sëmundja Gungore e Lëkurës e cila njihet edhe si Lumpy Skin Disease është sëmundje e një rëndësie të lartë socio-ekonomike sepse mund të preken me shume se 50 % e fermave blegtorale, ngordhshmëria tek kafshët e prekura mundë të arrijë deri 10%.
Problem është pengesa për luftën ndaj Sëmundjes Gungore të Lëkurës pasi që BE-ja nuk pranon vaksinimin e gjedhëve me vaksina që nuk janë të prodhuara në BE, ndërsa vaksina kundër kësaj sëmundje është prodhuar në Afrikë.
Rrezik i përhapjes së kësaj sëmundje është edhe kontrabanda e kafshëve, të cilat jo rrallëherë kalojnë kufijtë e Kosovës në mënyrë ilegale.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja