Ministri i Financave Avdullah Hoti ka mohuar t’u ketë bërë presion drejtuesve të Autoritetit Qendror të Prokurimit për nënshkrimin e kontratave të prokurimit të centralizuara.
Hoti këtë sqarim e ka bërë nëpërmjet një konferencë për media të mbajtur sot në Ministrinë e Financave.
Ministri i Financaveka mohuar t’i ketë bërë presion drejtorit të AQP-së për nënshkrimin e këtyre kontratave, pasi që sipas tij kjo çështje është e rregulluar me ligj dhe ministri nuk ka as një kompetencë të nënshkruaj këso lloj kontratash, përveç të kërkesës për zbatimin e ligjit.
Hoti theksoi se kjo Qeveri ka për synim ruajtjen e buxhetit, dhe për këtë, vitin e kaluar ka nxjerrë një Udhëzim administrativ për shpenzime në mallra dhe shërbime.
“Kjo qeveri ka për synim kursimin e buxhetit dhe ruajtjen e tij, si rezultat ne vjet në fillim të vitit për me kërkesë të drejtorit të AQP-së në përputhje me Ligjin e prokurimit kemi aprovuar në Qeveri udhëzimin administrativ… ku në bazë të të cilit janë identifikuar mallrat dhe shërbimet që prokurohen nga të gjitha organizatat buxhetore dhe janë shpallur tenderët përkatëse. Ligji që ka qenë në fuqi në vitin 2015, e ka obliguar ministrin e Financave që kontratat për prokurime të centralizuara të nënshkruhen edhe nga ministri. Si rezultat unë kam nënshkruar katër kontrata para datës 21 janar 2016”, tha Hoti.
Drejtuesi i Ministrisë së Financave tha se pas 21 janarit ministri nuk ka kompetenca për nënshkrimin e kontratave të prokurimit të centralizuara. Megjithëse Hoti thotë se katër kontrata ka nënshkruar, por pas kësaj date kur ka hyrë në fuqi ligji, këto janë obligim ligjor i drejtorit të AQP-së. Hoti ka mohuar çdo lloj presioni ndaj zyrtarëve të AQP-së.
Hoti tha se ka komunikim ndërinstitucional, brenda Ministrisë së Financave, me drejtorin e AQP, gjithnjë për konsultime për zbatimin e ligjit.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja