Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Tali dhe të gjithë qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar, Enver Tali.
Në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:
Me dhimbje dhe pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, intelektualit dhe patriotit, Enver Tali.
Enver Tali dha kontribut maksimal në të gjitha fazat e përpjekjeve të paepura të popullit të Kosovës për çlirim nga regjimi serbo-jugosllav dhe për krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.
Enver Talin nuk e ndalën as burgjet dhe torturat e regjimit dhe në çdo moment të jetës së tij punoi me përkushtim për Kosovën, si veprimtar politik, si përfaqësues diplomatik në sensibilizimin e çështjes së Kosovës si dhe duke ndihmuar luftën e armatosur për çlirimin e vendit.
Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta përkujtojnë përgjithmonë veprimtarinë dhe kontributin e çmuar të Enver Talit për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja