I akuzuari për terrorizëm Sllobodan Gavriq tha në gjykimin e tij se automjeti nuk iu kontrollua kur hyri në Kosovë me eksploziv.
“Gjatë hyrjes në Kosove nuk më është kontrolluar automjeti, ndërsa unë kam hyre në Kosovë me letërnjoftim të Serbisë,” tha Gavriq gjatë paraqitjes së mbrojtjes së tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gavriq që po pretendon se materien shpërthyese e solli në Prishtinë për ta shitur, tregoi se derisa qëndronte në Hotelin “Grand” eksplozivin e kishte me vete.
“Derisa kam qëndruar në ‘Grand’, materia-eksplozivi ka qenë me mua,” tha Gavriq.
Gavriq më tutje tregoi se 12.219 kilogramët e eksplozivit të llojit PETN që iu zunë në makinë në Prishtinë në dhjetor të vitit 2014 i kishte marrë 10 ditë para se të vinte në Kosovë.
“Këtë masë e ka sjellë një mik-Zhelko Todoroviq me qellim që t’i ndihmoj për shitje në Kosovë,” tha Gavriq.
Ai përsëriti edhe sot se nuk ishte hera e parë që me këtë masë shpërthyese erdhi në Kosovë.
“Unë në Kosovë kam ardhur me atë materie tri herë. Herën e dytë kam qëndruar dy ditë e të tretën një ditë,” sqaroi Gavriq.
Edhe në nëntor të vitit të kaluar Zhivojin Jokanoviq, avokati i Gavriqit duke kundërshtuar aktakuzën tha se klienti i tij tri herë kishte sjellë eksploziv në Prishtinë.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja