Ministri Krasniqi ngushëlloi familjen Hajdaraj

21:23 | 20 Qershor 2016
M. A.
Familjen Hajdaraj, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Tomë Hajdaraj, e ka ngushëlluar edhe ministri i Bujqësisë, Memli krasniqi.

Krasniqi ka çmuar lartë kontributin e Tomë Hajdarajt, veçanërisht në kohën sa ishte zëvendësministër në MBPZH.

Telegrami i plotë:

Me keqardhje mora sot lajmin për ndarjen nga jeta të Tomë Hajdarajt. Ai dha kontribut në ngritjen e institucioneve të Kosovës, në veçanti Ministrinë e Bujqëisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku për një kohë ishte zëvëndësministër.

Duke kujtuar kontributin e tij në këtë sferë, por edhe në jetën e përgjithshme publike në Kosovë, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen Hajdaraj dhe miqtë e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale