Teksa të gjithë po mendonin se Dafina më në fund kishte gjetur dashurinë perfekte dhe gjërat mes saj dhe domenikanit Jose po konsolidoheshin, Zeqiri është ndarë prej tij. Lidhja ka zgjatur prej më shumë se një viti, por vetëm muajt e fundit këngëtarja u shfaq në publik me Joze, i cili gjatë kohëve të fundit ishte gjithnjë e më prezent në jetën e saj.
Djaloshi nga Republika Domenikane e shoqëronte këngëtaren kudo, në të gjitha udhëtimet dhe koncertet e saj në Europë dhe Shtetet e Bashkuara. Por, burime pranë Dafina Zeqirit rrëfejnë se këngëtarja është ndjerë e mbytur dhe në presion nga Jose, i cili me sa duket bëhej xheloz për meshkujt që shoqëronin vazhdimisht Dafinën.
Deri më tani askush prej tyre nuk ka dhënë ndonjë koment për ndarjen, por fakti që Dafina ka fshirë të gjitha fotot që kishte me Jose në rrjetet sociale është një lloj dëshmie se mes tyre gjërat nuk kanë përfunduar mirë. Ka zëra që rrëfejnë se krisja në çift ka nisur që nga momenti kur Dafina bashkëpunonte me Ledrin në disa koncerte.
Megjithatë, deri tani asgjë nuk është konfirmuar. Ajo që mund të themi me siguri është fakti se kërkesën për ndarje e ka bërë këngëtarja, që sipas miqve të saj, “i kishte ardhur në majë të hundës me sjelljen e Jose”

Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...