Shtatore me përmasa gjigande e Car Lazarit do të ngritet më 28 qershor, ditën e Vidovdanit në qendër të veriut të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, kjo shtatore që do të jetë ndër të parat për nga madhësia është donacion i Qeverisë së Serbisë dhe ka kushtuar qindra miliona dinarë.
“Shtatorja do të jetë 12 ose 17 metra e lartë dhe do të vendoset tek rrethrrotullimi kryesor në qendër të veriut të Mitrovicës, ndërsa, në seancën e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës do të jepet edhe formalisht drita e gjelbër për këtë çështje”, kanë thënë burimet.
Punimet në përgatitjen e vendit ku do të vendoset shtatorja është duke i realizuar kompania VPD ‘Dragobi’ nga Malisheva.
Ndryshe, sheshi i cili është duke u ndërtuar dhe ku do të vendoset kjo shtatore, mban po ashtu emrin e despotit serb ‘Car Llazar’ dhe në vijat vertikale shtrihet deri në urë, nga pjesa veriore e Mitrovicës, me çka përfundimisht ura kryesore e Ibrit do të nxirret jashtë funksionit dhe ajo më nuk do të k etë kurrfarë vlere.
Ndërkaq, në vijat horizontale, ky shesh do të shtrihet nga “Lagjja e Boshnjakëve” e deri tek “Tre rrokaqiejt”, që nënkupton se kjo zonë do të jetë e ndaluar për qarkullim të automjeteve dhe rrjedhimisht do të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas.
“Për të dalë në sheshin “Car Llazar”, duhet kaluar nëpër të ashtuquajturin “Park i paqes”. Në fakt, sheshi dhe barrikada në formë parku do të jenë ngjitas me njëra-tjetrën, me çka veriorët por edhe vet Qeveria e Serbisë synojnë ta mashtrojnë opinionin ndërkombëtar, se barrikadat tashmë janë vetëm një e kaluar”, kanë thënë për KosovaPress një politikan serb, në kushte të anonimitetit.

Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...