EULEX-i ka nisur procedurë disiplinore ndaj prokurorit Heikki Wendorf, i përfshirë në skandalin me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.
Finlandezi i shkroi letër Presidentes vetëm një ditë para dekretimit të Lumezit, duke thënë se dyshon që kryeprokurori është i përfshirë në aferë korrupsioni dhe përgatitjen e një vrasjeje, raporton KTV.
“Kjo çështje është duke u adresuar, por është çështje e brendshme e stafit”, është thënë në një përgjigje të EULEX-it.
Aty shtohet se misioni evropian nuk ka informacione të tilla, që Lumezi është përfshirë në krim e korrupsion.
Të tilla informata ka thënë se nuk ka as Prokuroria e Shtetit e as Këshilli Prokurorial, aty ku është verifikuar i gjithë aplikacioni i Aleksandër Lumezit.
Prokurori është pjesë e Task-Forcës, e cila funksionon në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, e që po heton raportimet për korrupsion brenda EULEX-it.
Bashkë me të, hetimet po i kryen edhe prokurori vendës, Armend Hamiti.
Ai ka thënë se letra është dërguar vetëm nga Wendorf, në cilësinë e tij si prokuror i EULEX-it.
Çdo ditë e re e EULEX-it në Kosovë, për shoqërinë civile, është një skandal më shumë.
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...