Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se anulimi i vizitave të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel dhe SHBA është një shenjë e qartë pakënaqësie për këto dy vende nga ana e Serbisë.
Sipas Daçiqit, kryeministri serb ka dashur të përçojë mesazhin se nuk ishte e drejtë që të mos çmohen përpjekjet e Qeverisë së Serbisë si dhe të kryeministrit serb në rrugën e reformave drejt BE-së.
“Është një mesazh se ne nuk do të luajmë lojëra të dyfishta. Sikurse Serbia që është një partner i parashikueshëm, njëjtë duhet të jetë edhe Gjermania dhe SHBA-ja. Presim nga to që të na mbështesin në rrugën tonë drejt Evropës, për të mos e destabilizuar Serbinë”, ka thënë Daçiq për televizionin Prva, transmeton KosovaPress.
Ai po ashtu ka mohuar raportimet mediale se Serbia ka paraqitur kushte të reja në rrugëtimin drejt BE-së.
“Natyrisht, asgjë nga këto nuk ka të vërtetë. Asnjëherë askush nuk ka thënë diçka kësisoj”, ka shtuar ministri i jashtëm serb.
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...