Nëse jeni duke kërkuar sekretin e rinisë së përjetshme, aty ne nuk mund t’ju ndihmojmë, por mund t’ju zbulojmë disa truqe në lidhje me grimin me anë të të cilave mund të dukeni deri në dhjetë vjet më të reja.
Rritni volumin e vetullave: Vetullat e plota duken më rinore. Përdorni pudër ose laps për vetulla, një hijezim me nuancë më të lehtë sesa vetullat për të mbushur boshllëqet dhe pastaj tërhiqni me laps një linjë të hollë mbi vetulla, shkruan “Zëri”.
Përdorni korrektor: Shmangni makijazhin e tepërt sepse ajo nganjëherë mund të bëjë që rrudhat, sidomos rreth syve, të bëhen më të dukshme. Përdorni korrektor të ndritshëm rreth këtyre zonave dhe pastaj pudrën, e cila nuk duhet të jetë shumë në kontrast nga çehrja juaj natyrale.
Mbuloni linjat: Për t’i fshehur linjat që çojnë nga hunda në drejtim të gojës përdorni korrektorin në një nuancë më të lehtë sesa ngjyra e lëkurës natyrale.
Minimizoni plasaritjet: Linjat rreth buzëve bëhen më të ndjeshme me kalimin e moshës, kështu që duhet të keni kujdes me plasaritjen e buzëve. Përdorni lapsin e buzëve me qoshe për të vënë theksin në buzë dhe korrektorin nën buzën e poshtme për të minimizuar hijezimet./dritare.net
Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, flasin për thelli...
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...