Komisionerja e Lartë për Pakica Kombëtare e OSBE-së në Hagë, Astrid Thors, e ka vizituar komunën e Prishtinës dhe është takuar me nënkryetarin Dardan Sejdiun dhe drejtorin e Administratës Publike, Muhedin Nushin.
“Në takim u diskutuan çështjet e përdorimit të gjuhëve të pjesëtarëve të pakicave kombëtare që janë të punësuar në Komunë, të drejtat e tyre si dhe është vëzhguar nga afër puna e vijuesve të kursit të gjuhës serbe nga të punësuarit shqiptarë në komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas njoftimit komisionerja Thors, së bashku me delegacionin 5 anëtarësh të saj, janë ndarë shumë të kënaqur me gjendjen e pakicave kombëtare dhe me respektimin e plotë të të drejtave të tyre, posaçërisht me respektimin e gjuhëve të pakicave.
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...