Muaji i shenjtë i Ramazanit është sot në ditën e katërt. Besimtarët myslimanë që agjërojnë duhet të presin perëndimin e diellit për të ngrënë, por ka vende ku dielli perëndon shumë vonë dhe nata zgjat pak.
Për myslimanët që jetojnë në Rrethin Arktik, agjërimi është një sakrificë shumë më e madhe se për pjesën tjetër të botës, pasi ka 24 orë dritë.
Rreth 22 % e popullsisë së botës, praktikisht 1.6 miliardë njerëz, mendohet se i janë nënshtruar agjërimit këtë vit.
Zona si Lapland, Finlanda dhe Suedia kanë pak ose aspak orë pa diell. Në Finlandë, në këtë kohë, dielli perëndon vetëm për 55 minuta.
“Agjërimi nis në orën 1:35 të mëngjesit dhe përfundon në 12:48 të darkës. Pra i bie të agjërosh 23 orë e 5 minuta. Të afërmit e mi që jetojnë në Bangladesh e kanë të pamundur të besojnë se ne agjërojmë më shumë se 20 orë në ditë. Falë Zotit, ne ia dalim gjithmonë”, thotë Mohammed, një besimtar mysliman që jeton në Finlandë.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...