Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Avokatëve shqiptarë si dhe përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe.
Ky takim në Londër, për Veselin ishte shumë mbresëlënës, me të cilët tha të kenë biseduar për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me vendlindjen.
“Suksesi i tyre në Britaninë e Madhe vlerësohet dhe respektohet, dhe na bën edhe neve krenarë. Kjo dëshmon më së miri edhe ngritjen e profilit e kompetencës së diasporës tonë”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net.
Ai tha se diaspora jonë ka intelektualë të përgatitur profesionalisht për trendet e globalizmit, të aftësuar në shkollat më të mira, me përvojat e shkëlqyera dhe të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin e atdheut.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...