Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet. Me këtë rast ministri Hyseni e falënderoi ambasadoren për angazhimin në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar.
Ministri Hyseni vuri në dukje angazhimet që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, luftimin e terrorizmit dhe plotësimin e kritereve që kanë dalë nga procesi i liberalizmit të vizave.
Ndërsa Ambasadorja Daviet vlerësoi bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe sigurisht që edhe në të ardhëm shteti francez do të përkrahë Kosovën në anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e shtetit Francez për vizat në Parlamentin Evropian dhe në këshillin e BE-së, në nivel të ministrave të brendshëm.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...