Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri bashkë me deputetin e kësaj lëvizjeje, Albin Kurti kanë takuar sot kryetarin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin kanë biseduar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, si dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.
“Sot, takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Gjatë bashkëbisedimit, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bëra të ditur Presidentit qëndrimet e shqetësimet tona për situatën politike në Kosovë, por edhe gjendjen e shqiptarëve në rajon”, thuhet në një njoftim të publikuar nga kryetari Ymeri.
Ymeri i ka thënë Nishanit se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët ka obligim edhe shteti shqiptar.
“I thashë presidentit se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar edhe shteti shqiptar. Biseduam për nevojën e koordinimit të dy shteteve për çështjet rajonale, duke filluar nga mekanizmat për bashkëpunim ekonomik, të sigurisë dhe politikës së jashtme. Kemi ndarë me z. Nishani përvojën e Kosovës në çështjen e drejtësisë me ç‘rast treguam se ‘drejtësia ndërkombëtare’ ka rezultuar si legjitimuese e korrupsionit lokal”, thuhet tutje.
Sipas Ymerit, drejtësia për Shqipërinë duhet të burojë nga brenda, e kusht për këtë janë politikanët e pakorruptueshëm e kurajoz.
“Kemi ndarë shqetësimin mbi privatizimet e koncesionet që po e dëmtojnë ekonominë andej e këndej kufirit, duke shkaktuar papunësi e rënie të prodhimit vendor”, thuhet tutje.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...