Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për misione paqeje, Abu El-Gasim, ku ka biseduar për rëndësinë që Serbia i kushton misionit të kësaj organizate në Kosovë.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që OKB të mos e ndryshoj dhe e zvogëloj prezencën e saj në Kosovë, thuhet në njoftim të ministrisë së jashtme serbe, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, Daçiq ka kërkuar nga përfaqësuesi i OKB-së që ta bëjë të mundur pjesëmarrjen e Serbisë në misione të paqes në mbarë botë. Në takim ishte prezent edhe shefi i misionit të UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Fe...
Policia arreston inspektorin e punës për marrje ryshfeti në ...
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deput...
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...