Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, drejtoreshën ekzekutive të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Grete Faremo.
Siç thuhet në komunikatë, gjatë takimit kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin e arritur në Republikën e Kosovës si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të shtetit ligjor.
Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e dhënë nga mekanizmat e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, po ashtu edhe në kuadër të Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e fusha të tjera.
Më tej, kryeministri Mustafa tha se Kosova po bën hapa të mëdhenj në avancimin e proceseve integruese evropiane, duke iu referuar rekomandimit për liberalizim të vizave dhe hyrjes në fuqi të MSA-së.
E, nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Grete Faremo, vlerësoi progresin në Kosovë.
Faremo uroi kryeminis trin Mustafa edhe për progresin në proceset integruese evropiane, duke ofruar përkrahje të mëtejme për Kosovën në këtë drejtim.
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...