Shkolla Amerikane në Kosovë (American School of Kosova) e ka organizuar kuizin e shkencës i cili ka për qëllim zhvillimin e shkencës nga nxënësit e shkollës fillore e të mesme të këtij institucioni si dhe njoftimin e tyre më për së afërmi me punën që e bëjnë shekncëtarët.
Një ndër organizatorët e këtij kuizi, profesori Pete Splenger, ka thënë për Kosovapress se nxënësit janë të lirë të zhvillojnë shkencë në qfarëdo fushe.
“Është e arsyeshme dhe e nevojshme që fëmijët e kësaj moshe të dinë se qka bëhet fjalë në shekncë dhe si zhvillohet një eksperiment në shkencë dhe se si zhvilloht puna për një shkencëtarë. Janë të hapur për të bërë çfarëdo lloji të eksperimentit vetëm me qenë në lidhje me shkencë, biologji, fizikë, kimi etj. Gjatë ditës së sotme është klasa e 6,7,8 pastaj nesër do të jetë shkolla e mesme ku janë klasat e 9,10,11,12”, tha Splenger.
Splenger tha se nxënësit e shkollës fillore do të notohen nga këto punime derisa nxënësit e shkollës së mesme do të përzgjedhen tre fitues të cilët do të vihen në kontakt me disa revista apo institucione shkencore, me të cilat do të kenë mundësi bashkëpunimi.
Kuizi i shkencës në ASK zhvillohet tash e tetë vjet.
Nxënësit e shkollës fillore marrin pjesë të gjithë derisa ata të shkollës së mesme përzgjidhen në bazë të performancës së tyre.
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...