Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar për incidentit në Goshincë-Kumanovë.
E para e shtetit në Klan Kosova tha se rajonit i duhet paqe.
“Incidentet e tilla nuk i kontribuojnë asnjërit nga vendet fqinjë, por assesi kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor. Tanimë secili shtet është shtet i krijuar në kuadër të kornizave të tyre kushtetuese dhe ligjore duke funksionuar mirë dhe neve duhet gjithmonë të insistojmë në promovimin e paqes edhe stabilitetit për qytetarët”, tha Jahjaga
Duke komentuar për herë të parë gjendjen në Maqedoni, Jahjaga tha se Kosova është shembulli më i mirë i tolerancës ndër etnike.
“Ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve dhe shembulli siç është Kosova e vendet tjera, janë shembulli më i mir i tolerancës jo vetëm brenda komuniteteve. Ne duhet t’ju shmangemi agjendave nacionaliste, sepse kemi parë që ato dekada me radhë kanë shkaktuar pasoja e dhimbje tek qytetarët tanë”, ka përfunduar Jahjaga.
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...