Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka kërkuar që Komisioni për Demarkacion me Malin e Zi të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës. Raportimi i këtij Komisioni, sipas Halitit, duhet të bëhet para se Marrëveshja për Demarkacionin të ratifikohet në Parlament.
Ky komision ka kërkuar që të mbahet edhe një tryezë me deputetë, ekspertë e gjeografë, të cilët janë të njoftuar me çështjen e demarkacionit kufitar me Malin e Zi, shkruan Indeksonline.
Ndërsa kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha ka thënë për Indeksonline se nëse iu bëhet ftesa, atëherë komisioni pa problem do të raportoj për të gjeturat dhe procesin e demarkacionit me shtetin fqinj.
“Deri më tani nuk kemi marr asnjë kërkesë apo ftesë. Ne jemi komision i krijuar nga Qeveria dhe i përgjigjemi ftesës së saj, kështu që për ne nuk ka asnjë problem për të prezantuar atë që është arritur në dokumentacionin që është faktik dhe zyrtar për shtetin e Kosovës”, ka thënë Meha.
Sipas tij, deri më tani shënjimi i vijës kufitare veçse është konfirmuar edhe nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.
“Çështjen e kufirit faktikisht e ka vërtetuar edhe një komision ndërkombëtar, Departamenti i shtetit amerikan dhe ekspertë të nivelit të lartë, prandaj edhe ne qëndrojmë prapa atij dokumentacioni sepse është i saktë, zyrtar dhe është i bazuar në bazën ligjore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të vitit 1974, dhe në çdo aspekt është i konfirmuar zyrtarisht dhe profesionalisht”, ka theksuar Meha.
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...