Shumë kosovarë vazhdojnë të qëndrojnë para dyerve të ambasadave të Bashkimit Evropian (BE) për t’u pajisur me viza Schengen, pavarësisht paralajmërimeve se heqja e vizave pritet të ndodhë shumë shpejt.
Madje, disa qytetarë kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se së fundmi kanë marrë viza për periudha kohore prej 6 muajsh apo edhe një vit. “Para disa ditëve kam marrë vizë gjashtëmujore në njërën nga ambasadat e Bashkimit Evropian”, thotë një qytetar, i cili nuk dëshiron të flasë publikisht për “Zërin”.
Kjo po bën që shumë qytetarë të dyshojnë në liberalizimin e vizave në një afat të shkurtër. Megjithatë, kur Kosova mori rekomandimin e shumëpritur pozitiv për liberalizimin e vizave, më 4 maj 2016, ai u dha me dy kushte. Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe intensifikimin e shënimin e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E edhe njëra, edhe tjetra po dalin të jenë problem për Qeverinë. Në veçanti ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht insistimit të Qeverisë se kjo do të bëhet shumë shpejt.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Zëri.
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit