Asambleisti i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që Agjencia Kundër Korrupionit ka konstatuar se ai ka konflikt interesi më pozitë që e mbanë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ku punon si zyrtar i këtij institucioni arsimor.
E gjithë kjo vjen pasi që portalit Veriu.info më 15 shkurt, kishte dërguar pyetje në Agjencinë Kundër Korrupsionit ku kishte pyetur se a gjenden në konflikt interesi Riza Haziri i PDK-së dhe Latif Latifi i Vetëvendosjes.
Pas dorëheqjes së Riza Hazirit, vendin e tij do ta zë Mehdi Haxha, i cili është kryetar i Rinisë së PDK-së për Mitrovicë dhe zëdhënës i degës të partisë më të madhe opozitare.
Veriu.info mëson se Latif Latifi i VV-së pritet ta ngrijë pozitën në Universitetin e Mitrovicës, në mënyrë që të shmang konfliktin e interesit, ndërkohë që ende Agjencia Kundër Korrupsionit nuk i ka publikuar vendimet për këta dy zyrtarë.
Burime nga AKK-ja bëjnë të ditur se gjatë dhënies së deklaratave të tyre, është mësuar se edhe një asambleist i PDK-së është në konflikt interesi, pasi që mbanë pozitë menaxheriale në një shkollë.
Ndryshe, Ligji për Shërbyesit Civil ua pamundëson nëpunësve mbajtjen e pozitave politike në institucione, pasi që neni 17 thotë: “Nëpunësit civilë mund të mbajnë, përkohësisht, pozita politike. Gjatë mandatit të tyre në këto pozita, statusi i tyre i nëpunësit civil pezullohet për shkak të mospërputhshmërisë ndërmjet emërimit politik dhe statusit të nëpunësit civil”./Veriu.info/
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit