(II) Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona gjatë një aksioni që kishin ndërmarrë në parkun e Gërmisë, për të penguar një organizim të disa të rinjve, të cilët bënin thirrje për të festuar “Ditën Ndërkombëtare të Kanabisit”.
Në mesin e të ndaluarve, 7 prej tyre janë për posedim ilegal të narkotikëve. Policia po vazhdon të kryejë kontrolle në automjete dhe persona në hyrje të parkut të Gërmisë. Mirëpo, këto kontrolle nuk ndaluan që disa të rinj, ndonëse në numër të vogël, të grumbullohen dhe të festojnë këtë ngjarje.
(I)Të rinjtë nga Kosova kërkojnë debat për legalizimin e marihuanës.
Ata sot ishin mbledhur në parkun e qytetit të Prishtinës, “Gërmia”, për të kremtuar ditën ndërkombëtare të kanabisit.
Kërkesa e shumicës prej tyre ka qenë hapja e debatit për legalizimin e marihuanës në vendin tonë.
Këta të rijnë kishin organizuar një eveniment në facebook , i quajtur “Share Love/4-20”, i organizuar nga Prishtina Calling. Në këtë event e kishin bërë “attending” më shumë se 4,4 mijë njerëz por sot në parkun e Gërmisë ishin jo më shumë se 100 persona.
Sic duket numri i vogel i pjesmarrësve ishte pasi qe Policia e Kosovës kishte paralajmëruar një plan operativ për ndalimin e konsumimt të marihuanës në këtë eveniment.
Me anë të një njoftimi, policia kishte lajmëruar se “kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operacionale policore që të gjithë ata individë apo grupe që involvohen në aktivitetet të tilla apo gjenden në posedim, transportim apo përdorim të këtyre substancave do të përballen me pasojat që i përcakton ligji në fuqi”, duke aluduar në eventin që sot është paralajmëruar për të festuar të ashtuquajturën “Ditën ndërkombëtare të kanabisit”./Arrbesh.info/
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...