Këshilli i Prindërve të Kosovës përshëndet ftesën e Ministrisë së Arsimit për mbajtjen e mësimit, përkundër paralajmërimit të SBASHK-ut për grevën e paraparë për ditën e nesërme.
I njëjti organ, nga SBASHK-u kërkon që në këtë kohë mjaft specifike për nxënësit, të marrin vendimin e tyre jo të lehtë për prolongim të grevave në mënyre që mësimi të zhvillohet normalisht.
“Po ashtu edhe njëherë i bëjmë apel edhe MASHT-it, që obligimet që kanë ndaj mësimdhënësve t’i përmbushin në mënyrë që mos të vie deri te ndërprerja e mësimit. Mësimdhënësit edhe në kohërat më të vështira kanë dëshmuar përkushtimin e tyre, moral, intelektual dhe patriotik dhe kanë punuar në kushte dhe rrethana më të rënda andaj ne Këshilli i prindërve kërkojmë edhe një herë një veprim të matur dhe të guximshëm të mësimdhënësve në mënyrë që mësimi edhe këtë fundvit të përfundojë sipas planprogramit të paraparë”, thuhet në komunikatë.
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan