Pirateria në Kosovë, Hoti: Problem vjedhjet digjitale

19:55 | 19 Prill 2015
M. A.

E drejta e autorit nuk respektohet në vendet e Ballkanit.

Shqipëria dhe Kosova nuk bëjnë përjashtim nga kjo problematikë, ndaj dhe kohëve të fundit, krahas përmirësimit të legjislacionit, janë ngritur edhe grupe task-forcë, për të kontrolluar vjedhjet e krijimtarisë, ku më problem po rezulton pirateria digjitale.

Veli Hoti, zyrtar i lartë për Marka Tregtare dhe Promovime, pjesë e Agjencisë së Pronësisë Industriale në Kosovë, gjatë një seminari që u organizua këtë fundjavë në Tiranë, foli për problemet e piraterisë, legjislacionin, kontrollet e shtuara dhe mallrat e konfiskuara së fundmi.

Ai thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë një legjislacion të mirë në këtë drejtim krahasuar edhe me vende të tjerë të Rajonit dhe BE-së, veçse si në shumë sektor të tjerë ne duhet të punojmë me zbatueshmërinë e ligjeve.

Për atë që ndodhet në Tiranë, thotë se ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën duke pasur parasysh se kanë qenë edhe vendet e tjera të rajonit si;Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Maqedonia, dhe ekspertët ndërkombëtarë na kanë dhënë disa ligjërata për përvojën evropiane.

“Ne tani kemi arritur në atë fazë ku duhet të fokusohemi më tepër në ndërgjegjësimin e qytetarëve tanë, duke iu shpjeguar atyre se mjetet juridike ekzistojnë vetëm se ata duhet ta bëjnë shfrytëzimin. Por ne në Kosovë kemi marrë zotimin se në rast të nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim-asoocimit, ne ligjërisht do të mundohemi të krijojmë mbrojtje të njëjtë të kësaj fushe me vendet e BE-së. Por me rëndësi është që për të dyja vendet si për Shqipërinë dhe për Kosovën, me rëndësi është që të fokusohemi në zbatimin e këtyre të drejtave”, thotë ai.

Shpjegoi se task-forca e krijuar ka ndërmarrë disa aksione dhe ka konfiskuar mijëra CD.

Hoti ka folur edhe për librat dhe fotokopjimin e tyre pa lejen e autorit.

E i pyetur për vjedhjet e këngëve nga vet këngëtarët, tha se kjo është çështje mes këngëtarëve nëse duan ta padisin njëri – tjetrin.

Ai ka shpjeguar punën e tasc – forcës, se si të e para që kanë bërë është se u kanë dërguar emaile, për t’u treguar që uebsajtet që ata kanë, përmbajnë materiale që shkelin të drejtën e autorit.

Thotë se tanimë janë në fazën kur do fillojnë me veprime drastike duke kujtuar që Ligji fillon nga gjoba deri te dënimi me burgim.

Shpërndaje në rrjete sociale