Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka konfirmuar për KosovaPress se në orën 15:00 do të ketë një konferencë për media nga Brukseli, ku do të bëhet i ditur vendimi për rekomandim ose jo për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Hyseni nuk dha më shumë detaje, duke thënë se mediat do të informohen pas takimit që do të mbahet në ndërtesën e Komisionit Evropian.
Dje zëdhënsja e KE-së, Mina Andreevas konfirmoi për KosovaPress se vendimi për rekomandim do të bëhet i ditur sot rreth mesditës.
Ajo nuk saktësoi nëse janë plotësuar kriteret apo jo, pasi tha se vlerësimi është në kompetencën e komisionerëve.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...