KEDS, Komuna e Prishtinës dhe KUR Prishtina kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen për krijimin dhe menaxhimin e një zyre të vetme shërbyese për aplikimin e nevojshëm për pëlqimet me rastin e lëshimit të Lejeve Ndërtimore pranë Komunës së Prishtinës.
Nënshkrimi është bërë në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si përkujdesëse kryesore e respektimit të Ligjit për Ndërtim.
Marrëveshja parasheh hapjen e të ashtuquajturës “One stop shop”, e cila do të funksionojë si një zyrë e vetme në kuadër të Komunë së Prishtinës.
Aty, secili i interesuar do të aplikojë njëherësh për të gjitha pëlqimet që nevojiten për lëshim të lejeve ndërtimore.
“Rasti i sotëm tregon se ne jemi të gatshëm të veprojmë aty ku e kërkon nevoja për t’u shërbyer qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës sa më mirë dhe në mënyrë sa më efikase”, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori i Përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff.
Krijimi i zyrës së tillë në Komunën e Prishtinës është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare me mbështetje të USAID-it. Ky është pilot projekt dhe parashihet të shtrihet shumë shpejt edhe në komunat tjera anekënd Kosovës.
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...