Një emër tjetër i madh i politikës në Kosovë, që është përfolur se mund të jetë pjesë e ndonjë partie të re politike, është edhe deputetja më e votuar në vend, nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.
Mirëpo, ajo i ka thënë Gazetës Blic se është e angazhuar maksimalisht që ta reformoj LDK-në. Megjithatë, Osmani nuk e ka përjashtuar mundësinë që nëse përfundimisht do t’u mbyllet dera reformave në këtë parti, ta mendoj të ardhmen e saj politike.
“Angazhimin tim politik e kam të koncentruar në LDK dhe përpjekjet për reformimin e saj. Megjithatë, nëse në LDK tregohet se nuk ka vullnet për reformim dhe mbyllen të gjitha dyert e mundshme që kjo të ndodhë, do t’ju njoftojë me kohë se si do ta vazhdoje rrugëtimin në politike”, ka thënë ajo për Gazetën Blic.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme edhe ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e cila u përfol se do të jetë në një grupim politik me Ilir Dedën, e ka demantuar një mundësi të tillë.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...