Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka pritur në një takim një delegacion të lartë nga Gjermania, i kryesuar nga Johannes Schütze, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i zyrtarëve të lartë të ardhshëm policor, nga provinca e veriut Rhine Westphalia.
Drejtori Maxhuni falënderoi Schütze për vizitën e delegacionit nga Gjermania dhe njëkohësisht gjatë takimit paraqiti një prezantim rreth historikut, organizimit, aktiviteteve dhe objektivave të Policisë së Kosovës.
Përveç tjerash në këtë takim të pranishmit u njoftuan edhe rreth bashkëpunimit policor rajonal e ndërkombëtar, migrimit ilegal, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Maxhuni njoftoi delegacionin, se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, si Interpol-i, Europol-i etj., që do të ndikonte edhe më shumë në parandalimin, luftimin e kriminalitetit, si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të Policisë.
Johannes Schütze falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen e bërë si dhe për pasqyrimin e prezantuar të funksionimit, aktiviteteve dhe punës së Policisë së Kosovës.
Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Maxhuni dhe Schütze u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...