Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nëpërmjet një komunikate për media sqaron arsyet pse deri më tani nuk është bërë shpërndarja e ndihmave sociale nëpërmjet Postës ashtu siç ishte paraparë më herët.
“Lidhur me shpërndarjen e ndihmave sociale, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform legjislacionit në fuqi, për të siguruar një proces të hapur dhe transparent, duke ofruar trajtim të barabartë në procesin e përzgjedhjes për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që do të marrin pjesë”, thuhet në komunikatë për media.
MMPS njofton opinionin se pretendimet e Postës së Kosovës, për parregullësi në këtë proces, janë duke u shqyrtuar nga organet kompetente për trajtim e këtyre rasteve si: Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit për të cilën MPMS, është në pritje të vendimit të këtyre organeve.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpreh keqardhje për presionet e vazhdueshme dhe të paarsyeshme të Postës së Kosovës në drejtim të MPMS-së dhe fton Pos tën e Kosovës, që të mos e akuzojë MPMS-në për keqmenaxhim apo për ngarkesë të sigurimit të pagave të punëtorëve të Postës, sepse çështja e pagave dhe e menaxhimit të vetë ndërmarrjes së Postës së Kosovës janë dhe mbesin probleme të Postës së Kosovës të cilat duhet zgjidhur konform ligjeve dhe procedurave të parapara ligjore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe për nesër puëntorët e Postës kanë paralajmëruar protestë para ndërtesës së Ministrisë së Punës./
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...