Deputeti nga radhët e partisë opozitarë NISMA Zafir Berisha përmes një postimi në facebook ka thënë se “mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për tu përballur me keq-qeverisjen në vend, dhe me krimin e organizuar e vë në pikëpyetje zhvillimin e shtetit dhe e fundos shpresën për një jetë më të mirë”
Postimi i plotë:
Aderimet dhe mbështetja në PDK, po ashtu edhe në LDK në këtë kohë janë tregues se një numër I madh I njerëzve janë kapluar nga kriza morale, dhe në mungesë të guximit për tu përballur me të keqën e madhe që e ka përfshirë vendit, jo vetëm që nuk I rezistojnë kësaj të keqe por edhe I nënshtrohen asaj dhe bëhen pjesë e kësaj të keqe për të cilën herët a vonë do të pendohen.
Kosova, sot ka nevojë për qytetarë të vetëdijshëm të cilët nuk I nënshtrohen presioneve dhe shantazheve të krimit të organizuar në pushtet dhe për këtë duhet guxim qytetarë sepse fati I vendit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk guxon të mbetet në duart e matrapazëve dhe profiterëve të cilët e kanë kapur shtetin.
Sa më shumë që vonohemi në luftën kundër të keqes së madhe e cila e ka përfshirë Kosovën, aq më gjatë kjo e keqe do të zgjatë dhe seriozisht do të rrezikohet perspektiva e qytetarëve të vendit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës