Sipas informacioneve të Doganës së Kosovës, deri më tani nuk është paraqitur ndonjë problem në respektimin e kësaj marrëveshje.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës ka thënë për lajmi.net se deri tani nga Serbia në Kosovë kanë hyrë 4 kamionë me certifikata të ADR-së, të Serbisë, kurse nga Kosova ka dalë një kamion me certifikatë të ADR-së të Kosovës.
“Sipas informatave të fundit që ka pasur për ditën e djeshme, kur edhe ka filluar edhe zbatimi i marrëveshjes, janë bërë 4 importe nga Serbia me ADR të Serbisë dhe, ka dalë një eksport nga ana jonë me ADR të Kosovës, i cili ka kaluar pa probleme”, ka bërë të ditur Stavileci për lajmi.net.
Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ishte arritur në Bruksel me 20 prill të këtij viti./ lajmi.net
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës