Lumir Abdixhiku nuk i bashkëngjitet Dedës për formimin e partisë së re

14:12 | 26 Prill 2016
M. A.
Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook i ka mohuar zërat se ai po i bashkëngjitet partisë së re të Ilir Dedës.
Ilir Deda dje gjatë ditës kishte lajmëruar se do të formojë një parti të re politike. Pastaj u tha se Dedës në këtë parti do t’i bashkohen edhe disa persona të shoqërisë civile. Lumir Abdixhiku tha se  është e pavërtetë ideja se ai mund ti bashkëngjitet Ilir Dedës.

Postimi i plot i Lumnir Abdixhikut në Facebook

“Miq, meqë u bë temë e po pranoj thirje të shumta, po e shoh të arsyeshme dhënien e qëndrimit tim.

Lista partiake dhe storia e nisur nga protalet kosovare është vetëm fiksion i prodhuar për konsum ditor. Si e tillë ajo mbetet sa e çuditshme aq edhe e pavërtetë. Gjithsesi, të gjithë ata që synojnë ndryshime në Kosovë duhet të kuptojnë se koha e organizimeve individuale dhe e grumbullimit rreth individit ka përfunduar kaherë. Për çdo ndryshim duhet organizim grupor rreth një ideje – e jo rreth një individi. Deri më tani një organizim i tillë është i largët dhe do të mbetet i largët sa herë që apetitet individuale shtrohen para ideve.

Natyrisht, rreth aktivizimit tim politik, nëse ndodhë kurdo që ndodhë, do të njoftoheni hapur, këtu, me kohë”. lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale