Grabovci: Ja kush po interesohet të aderoj në PDK!

21:58 | 25 Prill 2016
M. A.

Në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës e cila do të mbahet më 7 maj, pritet të ketë edhe aderime të reja.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci ka thënë për Indeksonline se interesimi për aderim në PDK është në të gjitha nivelet dhe shtresat e shoqërisë kosovare prandaj kjo parti pret aderime të shumta.

“Interesimi për aderim në Partinë Demokratike të Kosovës është në të gjitha nivelet dhe gjitha shtresat e shoqërisë kosovare, është kënaqësi për ne që qytetarët e Kosovës po e vlerësojnë lartë angazhimin e PDK-së dhe qasjen që ka në raport me ta, prandaj ne presim aderime të shumta” , ka thënë Grabovci.

Sipas tij, PDK-ja do të zhvilloj aktivitete jo vetëm gjatë Konventës por aktiviteti më i shtuar pritet të jetë pas mbajtjes së saj.

“Ne do të zhvillojmë aktivitete jo vetëm para konventës por aktivitet më të shtuar pritet të kemi pas mbajtjes së Konventës. Do kemi një hapje të debatit të brendshëm me PDk- në, në të gjitha nivelet por edhe drejtpërsëdrejti me qytetarët e Kosovës sepse PDK gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e gatshme për të debatuar me qytetarët, për t’i dëgjuar idetë, hallet, shqetësimet e votuesve dhe gjithë qytetarëve dhe karshi këtyre shqetësimeve që do të ngritën ne do të ndërtojmë edhe ofertën tonë për të ardhmen”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale