Në 26-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vatës, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bëri homazhe pranë shtatores së tij në qendër të Suharekës.
Me këtë rast, në shenjë kujtimi dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij në shërbim të kombit, kryetari Veseli vendosi edhe një tufë lule.
Fadil Vata ishte një nga prijatarët e lëvizjes çlirimtare të Kosovës në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, i cili tërë qenien dhe potencialin e tij intelektual dhe fizik e vuri në shërbim të atdheut. Në pranverën e vitit 1990, Fadil Vata humbi betejën përballë pasojave fatale që i lanë trupit të tij trajtimet dhe kushtet çnjerëzore në burgjet jugosllave.
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij