Mustafa në Bruksel pritet të takohet me Presidentin e KE-së

17:51 | 25 Prill 2016
M. A.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të udhëtojë për Bruksel, ku të mërkurën do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Gjatë takimit, do të bisedohet për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale