Juventusi është matematikisht kampioni i ri i Series A. “Zonja e Vjetër” ka fituar për herë të pestë titullin teksa kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.
Gëzimi te Juventusi erdhi pasi Napoli u mposht nga Roma në takimin e zhvilluar sot në Staddio Olimpico.
Roma mposhti napolitanët në minutën e 89-të për t’iu afruar në dy pikë në tabelë. Golin e fitores e realizoi Radja Nainggolan.
Tani Juve ka 85 pikë, 12 pikë më shumë se Napoli në tabelë teksa kanë mbetur edhe nëntë tjera në dispozicion deri në fund. Roma mbetet e treta me 71 pikë, dy më pak se Napoli. Interi është i katërti me 64.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës