Kosova u ndalon hyrjen dy ministrave serbë

17:25 | 25 Prill 2016
M. A.

Kosova do të ndalojë hyrjen pa ftesa në territorin e saj të dy ministrave të qeverisë serbe.

Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm dhe Mbrojtjes së Serbisë, të cilëve u është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës nëse nuk kanë marrë më parë ftesa zyrtare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, bën me dije se ky vendim është marrë pasi zyrtarët në fjalë, që deri tani kanë hyrë në Kosovë me leje, kanë keqpërdorur mundësinë që u është nga qeveria Mustafa.

Selimi shton gjithashtu se një vendim i tillë është marrë edhe për faktin se ministrat përkatës janë duke bërë fshehjen e krimeve të luftës që janë bërë në Kosovë nga Serbia.

Shpërndaje në rrjete sociale