Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit A.M., i cili ishte dënuar nga ana e gjykatës se shkalles se parë me 4 vjet burgim, si fajtor për veprën penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Kolegji penal vlerëson se pretendimet ankimore të avokatit mbrojtëse janë të pa bazuara, për arsye se i akuzuari vullnetarisht e ka pranuar fajësinë, ndërsa me këtë pranim nuk është shkelur ligji penal në dëm të tij.
Po ashtu Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkalles së parë drejt ka vërtetuar se i akuzuari ka marrë pjesë dhe i është bashkangjitur grupit terrorist në Siri të quajtur “Jahbat Al Nusra”, prej datës 4 shtator 2013 gjer më 27 tetor 2013.
Për këto dhe arsye tjera Gjykata e Apelit vendosi që aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 6 tetor të vitit 2015, të vërtetohet.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës