KEDS tregon kush do mbetet pa rrymë nesër

16:49 | 25 Prill 2016
M. A.

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte, nëpër Kosovë.

Kësisoj, në Prizren, më 26.04.2016 do të shkyçet dalja 10 kV Zhupa prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Manastericë, Llokvicë, Neprogoshtë, Reqan, Pllanjanë Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Ulët, Gornja – sellë, Mushnikovë , TS Prevalla, HOTEL Sharri, TS Sat styro, TS Shpia e Bardhë, Sredska, Stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq.
Shkyçja do të bëhet për shkak të realizimit të punimeve në LP 10 kV Zhupa- aktivizimi I degëzimit të ri të LP në Mushnikovë.

Më 26.04.2016 në Prizren do të shkyçet edhe dalja 10 kV Lakuriq 1 prej orës13:00 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Beteja e Vërrinit, Astrit Suli, Petrit Bytyqi, Martin Camaj, Gustav Majeri, Sylejman Rrotlla,Zahir Pajaziti, Xheladin Hana dhe Ardianët. Arsyeja e shkyçjes: Aftësimi i qarqeve komanduese sinjalizuese.

Do të dalja 10 kV Lakuriq 4 prej orës11:30 deri në orën 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Salajdin Braha, Sylejman Rrotlla, Gjallica dhe Zahir Pajaziti. Arsyeja e shkyçjes : Aftësimi i qarqeve komanduese sinjalizuese.

Në Ferizaj, më 26.04.2016 në kV Magure (Vrellë) do të shkyçet dalja 10 kV Drenica nga ora 11:00 – 11:30. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mirenë, Leletiq, Bainc, Shalë, Krojmir, Pjetershticë, Dugë, Karaqicë. Arsyeja: shkyçja e LP 10 kV – pjesa e vjetër e largpërçuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale