Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit, shqyrtoi Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2015.
Anëtarët e komisionit gjatë vlerësimit të këtij raporti kanë thënë se ai përmban të dhëna të plota nga fusha e të drejtave të njeriut, si dhe rekomandime adekuate për avancimin dhe tejkalimin e sfidave nga kjo fushë.
Komisioni vlerësoi se lidhur me raportin e AP-së, duhet të debatohet gjerësisht edhe në një nga mbledhjet plenare të Kuvendit, si mënyra më e mirë për të ndikuar në ngritjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sikurse është paraparë me ligjet përkatëse dhe Kushtetutën e vendit.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vuri në dukje se zbatimi i rekomandimeve të tyre ka shënuar rritje në të gjitha institucionet publike të vendit dhe se ky trend është duke vazhduar edhe gjatë muajve të parë në këtë vit, transmeton Klan Kosova.
Për sa i përket sektorit të legjislacionit, ai vlerësoi se aty mungon harmonizimi i ligjeve, ndërkaq, plotësim-ndryshimi i shpeshtë i ligjeve, ka bërë që gjyqtarët të mos mund të përcjellin trendin e ndryshimit të tyre.
Duke folur për sistemin gjyqësor, Jashari, vuri në spikamë zvarritjet e mëdha në këtë sektor ndërkaq lidhur me ekzekutivin, ai vuri në dukje mungesën e një kontrolli efektiv të administratës.
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës