Dielli i mëngjesit, është një mënyrë e mirë që ju vjen në ndihmë të gjithë personave që kanë probleme me mbipeshën. Sipas një studimi më të fundit ku pjesmarrës ishin rreth 54 persona rreth të 30-ve, të cilët ekspozoheshin në dritën ediellit të mëngjesit për shtatë ditë rresht dhe të mbanin një ditar të rregullt të ushqimit të tyre.
Në fund, rezultoi se ata që e bënë këtë edhe më gjatë, humbën më shumë peshë, pavarësisht diferences në moshë, faktit sesa aktivë ishin apo sesa kalori morën përmes ushqimit të tyre. Sipas studiuesve, dy janë arsyet më të mundshme: e para, ekspozimi në diellin e mëngjesit sinkronizon orën tuaj të brendshme biologjike, e cila, nga ana e saj, pason në një gjumë të rregullt e natyral që ndikon në metabolizëm e përfundimisht në rënien në peshë. Së dyti, drita e mëngjesit, nga natyra, është më e fortë sesa ajo e pasdites apo mbrëmjes.
Kjo sepse sasia e dritës blu në të është më e madhe dhe është pikërisht drita blu, ajo që ndikon më shumë në ritmet çirkadiane. 20- 30 minuta nën dritën e diellit të orës 08:00- 12:00, mjaftojnë që dielli të bëjë magjinë e tij.
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës