Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), nën koordinimin e Zyrës për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, është organizuar takimi publik në Regjionin e Pejës, me ç’rast u prezantua Strategjia Kombëtare për Zhvillim (SKZH), më konkretisht shtylla e I-rë e SKZH, ajo e Kapitalit Njerëzor.
Sipas një njoftimi të Qev erisë, në këtë takim morën pjesë komuniteti i biznesit të regjionit, shoqëria civile, autoritetet lokale, si dhe institucionet arsimore të regjionit të Pejës.
Këto takime publike kanë për qëllim të bëjnë promovimin dhe rrisin informimin tek hisedarët e lartpërmendur rreth finalizimit të Strategjisë dhe masat që do të ndërmerren për implementimin e saj.
Në vazhdën e promovimit të SKZH, takimet e ardhshme që do të mbahen javën e ardhshme në të njëjtin në regjionin e Mitrovicës dhe Ferizajt, ku do të prezantohen shtylla e III-të (Konkurrueshmëria) dhe shtylla e IV-të (Infrastruktura).
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës