Dita Ndërkombëtare e Librit po shënohet me aktivitete të shumta të cilat kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për të lexuar më shumë.
Shënimi i kësaj dite të librit dhe asaj të së Drejtës së Autorit, filloi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku drejtori i kësaj biblioteke, Fazli Gajraku, këshilltari i Ministrit të Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Vehbi Miftari dhe zëvendësdrejtori i kësaj biblioteke dhuruan libra për nxënësit e shkollave të ndryshe të kryeqytetit të Kosovës.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku tha se kjo ditë është shpallur si ditë adhurimi dhe nderimi për librin.
“Siç dihet nëpër një rezolute UNESCO, nëpër një rezolute me 15 nëntor 2015, 23 prillin e ka shpallur Ditë Botërore të Librit,si një ditë adhurimi dhe nderimi për librin. Këtij instrumenti, brenda të cilit është dija, një instrument efikas për t’u shpërndarë në duart e atyr e që e kërkojnë dijen…Respekti më i madh që i bëhet kësaj date është që librin ta ndaj miqësisht dhe bisedën për të ta bëjmë miqësisht. Ta lëmë tjetrin të na tregojë për leximin e vet, imagjinatën e leximit të vet, duke ia treguar ne tonin”, tha Gajraku.
Këshilltari i ministrit për Rini, Kulturë dhe Sport, Vehbi Miftar tha se kanë shtatëfishuar buxhetin e librit në mënyrë që të krijohen mekanizma më të fuqishëm.
“Politikat që ne po i zhvillojmë janë jashtëzakonisht të favorshme për librin, ngase së pari e krijojnë këtë lloj ndërlidhin mes këtyre tre faktorëve të fuqishëm, pastaj promovojnë punën e bibliotekave dhe rrisnin gatishmërinë e të gjithë tyre për të thelluar bashkëpunimin në mënyrë që libri, në mënyrë që dija të promovohen më tej. Ne e kemi shtatëfi shuar buxhetin për librin, kemi krijuar mekanizma të fuqishëm të cilët ndikojnë në promovimin e librit, në promovimin e dijeve përgjithësisht”, tha Miftari.
Shënimi i kësaj dite u organizua edhe nga organizata joqeveritare ETEA, nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane, Drejtorisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit nga Komuna e Prishtinës. Ata në sheshin “Zahir Pajaziti”, organizuan “Festivalin e Librit”, i cili do të zhvillohet për gjatë gjithë ditës.
Drejtori i organizatës joqeveritare ETEA, Agon Ahmeti, për KosovaPress tha se në Festivalin e Librit do të ketë edhe shkrimtarë të ndryshëm.
“Festivali është një ditor, ka aktivitete të shumta, përfshirë ekspozitën nga fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme. Secila shkollë ka edhe nga një dramë, poezi, reci tal gjatë gjithë ditës. Pjesëmarrëse është edhe shkolla “Prenk Jakova”, ku kohë pas kohe do të prezantohen nxënësit me muzikë. Do të ketë edhe prani të shkrimtarëve të ndryshme, duke përfshirë Jusuf Buxhollin, Albatros Rexhajn dhe personalitete të tjera siç është Besim Dina, Andi Bajgora e Lum Veseli”, tha Ahmeti.
Qëndresa Lutfiu e cila është studente ka thënë se libri nuk lexohet sa duhet dhe fajin ia ka hedhur rrjeteve sociale.
“Mendojë për librin nuk lexohet aq sa duhet, por shpresojë të kthemi nga e mbara që të lexojmë më tepër. As unë nuk lexojë aq sa duhet, rrjetet sociale që kanë dal na kanë larguar prej tyre”, tha Lutfiu.
Pjesë e “Festivalit të Librit” do të jetë edhe aktiviteti merr një libër, dhuro një tjetër.
Që lexuesit të jenë edhe më afër librit është organizuar edhe “Panairi i Librit”, ku janë të ekspozuar libra të ndryshëm.
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës