Me disa aktivitete të ndryshme në tri rrugët e kryeqytet, sot u shënua dita vendore e përkujtimit të viktimave të komunikacionit rrugor, ku u kërkuar që të gjitha ata që nesër janë në komunikacion në ora 12:00, të ndalin automjetet për pesë sekonda në shenjë solidarizimi me viktimat e trafikut.
Drejtori i organizatës Q.ZH.M-impact, Naim Berisha kujtoi aksidentet rrugore që ndodhën po të njëjtën ditë në vitet e kaluara.
“Kjo ditë ndërlidhet me vdekjen e djalitekskursionist të aksidentuar në rrugë, në vitin 2009. Më 23 prill ai vdiq në komunikacion, një djalë para shtëpisë time, po ashtu, më 23 prill të vitit 2010 është dhënë premiera e filmit që iu është kushtuar këtij djali dhe ne kemi vendos për shkak të specifikës që ka Kosova në relacion me vendet të tjera të rajonit të Evropës që të kemi një ditë tonën vendore, në mënyrë që kjo të jetë datë edhe përkujtimi për viktimat e komunikacionit rrugor, por edhe datë senzibilizuese për qytetarët e tjerë në mënyrë që të kemi sa më pak viktima në komunikacion. Kësaj radhe i patëm tri performanca pa ralele që u zhvilluan në rrugët kryesore të qytetit. Për të realizuar këtë performancë nuk kemi pasur ndihmë institucionale, gjithçka ka qenë kontribut vullnetar”,tha Berisha
Ish-futbollisti i njohur, Elmi Fazliu kërkoi që të gjitha të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion. Mes të tjerash ai kërkon që ditën e nesërme si shenj solidarizimi të gjithë vozitësit të ndalen për pesë sekonda aty ku nuk e pengojnë trafikun rrugor.
“Unë i ftoj të gjitha qytetarët e vendit që nesër në ora 12:00, ata që janë në rrugë dhe që nuk e pengojnë trafikun të stopohen për pesë sekonda, në shenjë solidarizimi me viktimat e trafikut. Ky mesazh do të ndikojë edhe tek vozitësit që gjenden në rrugë dhe t’i porosisë ata që të kenë kujdes më të shtuar. Gjithashtu, k isha kërkua edhe nga Policia dhe të gjitha institucionet relevante që të marrin masa për sigurinë më të madhe në rrugë ose për ndryshe numri i viktimave do të vije vetëm duke u rritur”, tha Fazliu.
Ndryshe, në vitin 2014, si pasojë e aksidenteve në komunikacion kanë vdekur 103 persona, ndërsa në vitin 2015 nga aksidentet kanë vdekur 105 persona
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...